Hetimet kishin nisur prej kohësh, por tani Olympiacos mund të vuajë pasojat. SDNA raporton se dënimi për gjigantin grek do të jetë i rëndë, pasi akuzohen për trukime ndeshjesh. Olympiacos-Atromitos, e shkurtit të vitit 2015, që përfundoi me rezultatin 2-1, është sfida që dyshohet se është trukuar.
Fillimisht ishte mbyllur si çështje, por së fundmi është hapur sërish nga Komisioni i Etikës. Olympiacos dyshohet të ketë trukuar tre takime, ndërkohë që në listë është edhe Panathinaikos, për një ndeshje.
Gjithsesi ende nuk ka një vendim, por raportohet se Olympiacos rrezikon rënien nga kategoria, kurse presidenti Evangelos Marinakis mund të përjashtohet përjetë nga futbolli. Gjithashtu për të është gati edhe një gjobë me vlerën e 3 milion eurove. /abcnews.al