Ish-presidenti Donald Trump vetëdeklarohet i pafajshëm ndaj akuzave për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në shtetin e Xhorxhias.
Trump është në mesin e 19 personave të akuzuar për një komplot për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 të shtetit amerikan.
Ai u dorëzua në burgun e kontesë Fulton në Atlanta javën e kaluar, ku dhe u fotografua.
Trump ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo keqbërje, duke e përshkruar rastin si të motivuar politikisht.
Në një dokument gjyqësor të depozituar të enjten, Trump tha se ai “e kupton plotësisht” natyrën e veprave penale dhe të drejtën e tij për t’u paraqitur në një proces gjyqësor.
“Duke kuptuar të drejtat e mia, unë heq dorë lirisht dhe vullnetarisht nga e drejta ime për të qenë i pranishëm në gjykimin tim mbi aktakuzën dhe nga e drejta ime për ta lexuar atë në gjykatë të hapur”, thuhet në dokumentin e nënshkruar.
Trump, kandidati kryesor aktual për nominimin presidencial republikan në vitin 2024, është paraqitur në secilin nga tre akuzat e tij të mëparshme. /abcnews.al