Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Akuza për orën e Ballës/ Kreu i grupit parlamentar të PS: Asnjë dhuratë, do bëj kallëzim

schedule23:21 - 17 Mars, 2026

schedule 23:21 - 17 Mars, 2026

Në një sulm të organizuar politiko-mediatik, televizioni i familjes Berisha kanë shënjestruar kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla me një fake news.

E radhës, është një foto gjysmake bisede telefoni, të cilën Syri Tv dhe Cim Peka ia atribuojnë kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, me pretendimin se fotoja e telefonit është kapur nga kamerat e emisionit Opinion.

Në bisedë pretendohet se një numër i paregjistruar i dërgon në WhatsApp Taulant Ballës një foto ore luksoze, të cilën ia premton si dhuratë për të në këmbim të një favori të kryer.



Por nuk mbetet më kaq. Sipas Çim Pekës dhe Syri Tv, kjo është një provë dhe fakt i qartë se Taulant Balla është i lidhur me krimin e organizuar.

Por si qëndron e vërteta?

E para, nuk ka asnjë provë se telefoni i pretenduar dhe aq më tepër biseda është e Taulant Ballës. Madje fotoja është e prerë, dhe është e pamundur identifikimi i personit që po mban në dorë telefonin.

E dyta, Syri Tv ka gabuar edhe me vendin ku pretendon se është kapur foto. Në ditën kur thuhet se Taulant Balla ka qenë në emisionin Opinion, në fakt kreu i grupit parlamentar socialist ka qenë në emisionin Real Story në ABC News.

Një fake news i pastër mediatiko-politik, pasi veç Cim Pekës, Flamur Noka gjithashtu ka arritur t’i gjejë orës llojin e markës si dhe çmimin 30 mijë euro, por jo vërtetësinë e lajmit.

Ndaj dhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka mohuar menjëherë këtë lajm, duke paralajmëruar kallëzim penal ndaj Cim Pekës, dhe me një sfidë të dytë, për ta publikuar foton e plotë të telefonit e bisedës që pretendon, për të parë personin e vërtetë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!