Akuza për mashtrim, arrestohet ndërtuesi

schedule17:52 - 8 Mars, 2018

schedule 17:52 - 8 Mars, 2018

Përfundon në pranga ndërtuesi Namik Pelivani. Ky i fundit nuk është një personazh i panjohur për drejtësinë, pasi edhe më heret mbi supet e sipërmarrësit në fushën e ndërtimeve kanë rënë akuza për mashtrime. Edhe kësaj here, prangat në duart e Pelivanit janë vënë pasi dyshohet se ka mashtruar një shtetas, të cilit i ka marrë 65 mijë euro si dhe mbi 33 milion lekë të vjetra për blerjen e një apartamenti në zonën e Yzberishtit, apartament të cilin e kishte shitur më parë me kontratë noteriale fiktive në vitin 2013 dhe kishte rinovuar në 2016, për t’i krijuar besueshmëri klientit. Gjithashtu, Namik Pelivani dyshohet se nuk ka përpiluar fatura shitjeje tatimore duke kryer transaksione monetare jashtë zyrave të noterit dhe jo me bankë, me qëllim shmangien e deklarimit të të ardhurave. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan: 6 kontrata noteriale si dhe dokumenta të ndryshme si certifikata e skica apartamentesh. Sipas policisë, administratori i firmës “Pelivani” është proceduar më parë edhe 5 herë të tjera për vepra të ndryshme penale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!