Akuza për goditje të arbitrit, reagon Naim Halili: E pavërtetë, po festoja me ekipin

schedule20:41 - 9 Janar, 2021

schedule 20:41 - 9 Janar, 2021

“I zë pritë arbitrit dhe e godet me grusht në bark”, ky ishte lajmi i dalë pas ndeshjes Laçi-Kukësi, që përfundoi me triumfin e skuadrës vendase me rezultatin 3-2. Dy penallti kundër dhe një karton i kuq për Emiljano Mustën, ndërkohë që në fund të ndeshjes ishin miqtë nga Kukësi që protestuan tek arbitri Kreshnik Bajrami.

Për këtë të fundit u raportua se është goditur pas ndeshjes nga drejtori sportiv i Laçit, Naim Halili. Abcnews.al kontaktoi me të dhe ai hedh poshtë gjithçka. “Së pari unë nuk kam lidhje me Naim Halilajn. Unë jam Naim Halili dhe nuk kam qenë aty fare.

Nga i zura unë pritë, kur unë jam futur direkt tek dhomat e zhveshjes duke festuar me lojtarët? Ç’lidhje kisha unë me arbitrin, kur ekipi ynë fitoi? Ai dëshiron të kamuflojë gabimet e tij, duke akuzuar për dhunë. Unë nuk jam dhe as nuk do të jem kurrë pro dhunës”, u shpreh drejtori sportiv i Laçit, i cili në të shkuarën ka qenë pjesë e klubit të Kukësit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!