Akuza për fshehje pasurie, SPAK jep pretencën për ish gjyqtarin Guxim Zenelaj

schedule10:27 - 5 Korrik, 2024

schedule 10:27 - 5 Korrik, 2024

SPAK ka dhënë pretencën për ish gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Guxim Zenelaj, duke kërkuar 1 vit burg. Në aplikim të nenit 59, SPAK kërkon që ish gjyqtari i Lartë të mos dërgohet në qeli, por të vendoset në shërbim prove për një periudhë 24 mujore, raporton gazetari Ermal Vija.

Prokuroria e Posaçme kërkon që Zenelaj të shpallet fajtor për akuzën e “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë dhe personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.

Ndërkohë, vijon gjykimi për pasuritë e sekuestruara të Zenelajt, për të cilat shkalla e parë ka vendosur konfiskimin, por çështja është në Apel./abcnews.al