Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan janë arrestuar në Rumani mbi akuzat për agresion seksual. Vëllezërit u arrestuan mbrëmjen e së hënës me akuza që datojnë midis 2012 dhe 2015.
Mbretëria e Bashkuar lëshoi një urdhër arrestimi ndërsa hetimi është ende në pritje. Andrew dhe Tristan kanë mohuar të gjitha akuzat kundër tyre.
Vëllezërit po përballen me akuza për përdhunim dhe trafikim të qenieve njerëzore në Rumani, ku ata jetojnë. Ata u akuzuan së bashku me dy gra rumune si pjesë e grupit të dyshuar të krimit të organizuar.
Pretendohet se të katër formuan grupin në vitin 2021 për të trafikim të qenieve njerëzore në Rumani dhe vende të tjera, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.
Tate fitoi një apel në gusht 2023 për t’u liruar nga arresti shtëpiak ndërsa pret gjykimin në një datë që ende nuk është vendosur.
Atyre iu tha mund të lëviznin kudo brenda Rumanisë, por nuk mund të largoheshin nga vendi.
/abcnews.al