Akuza dhe fyerje në Kuvend, Spaho-Ramës: S’të them dot as gjel deti e as gjel fushe, luan jo e jo sepse i mbush…ti je një hienë!

schedule13:30 - 24 Nëntor, 2022

schedule 13:30 - 24 Nëntor, 2022

Deputeti demokrat Edmond Spaho i është përgjigjur gjuhës së ashpër të përdorur nga kryeministri Rama kundrejt opozitës në Kuvend.

Porti i Durrësit ishte molla e sherrit edhe në seancën e sotme parlamentare.

Spaho: Meqë kryeministri nuk la vepër të Nolit dhe Konicës pa na cituar, nuk na sqaruat kush do ta ndërtojë Portin e Ri të Durrësit. Unë do të isha gati ta votoja ndërtimin e një porti të ri, sepse zhvillimi i vendit mund të kërkojë kapacitete më të mëdha se ky port. Por para se të fillojmë ta prishim, duhet ta projektojmë. Nga do dalin paratë, a ka projekt për këtë? Nuk na thatë gjë. Ju po thoni që shërbimet e sotme të Portit të Durrësit do transferohen në Porto Romano. Por Porto Romano është transferuar atje me kërkesë të NATO sepse nuk mund të rrinë aktivitetet e hidrokarbureve me mallrat. Ju prapë doni t’i çoni në Porto Romano?

Lexo edhe: “Fisi “gagaçopulli” i pagëzon punët tona si afera”, Rama me tone të larta ndaj opozitës: Kurrë mos dashçi, Porti do bëhet

Kryeministrit i quajti anëtarët e opozitës “gomarica që vijnë vërdallë.”

Spaho: Na folët për heroizmat e mëdha që keni bërë në Dubai kur keni negociuar kontratën. Na i tregoni sepse ne gjendja e thjeshtë kemi parë vetëm heroizmat mbi biftekët e florinjtë mbi 1000 euro te Nusreti. Ne me video pamë vetëm si ishit lëshuar mbi bifteqe.

Spaho duke iu drejtuar Nikollës, theksoi se kjo e fundit duhet të kishte ndërhyrë kur Rama përdori fjalës ofenduese ndaj opozitës.

Spaho: Na tha gomarica, të paktën të na kishte thënë gomarë, të paudhë, gjel deti, sharlatanë, lopë. I referohej Nolit dhe Konicës për gjithë këto epitete. Unë do t’i referohem një kënge “The man gave names to all animals” dhe tregon se si njeriu kur zbriti nga pema filloi t’i thoshte, i dha emrin derr dertit sepse prodhonte mish, i dha emrin lopë kafshës tjetër sepse jepte qumësht. Gjithmonë kam vrarë mendjen kur kam dëgjuar sharjet e kryeministrit. Sikur Rama të kishte jetuar në atë kohë, çfarë emri do i vinim? Gjel deti nuk ia vëmë dot se në Surrel nuk ka det, gjel fushe prapë s’ia vëmë se Surreli është zonë kodrinore-malore, luan, tigër, leopard nuk ia vëmë se i mbush brekushet e Surrelit. Çfarë mund t’i themi? Hienë t’i themi për shembull, sepse hiena ha vetëm mish, kurse ky ha vetëm një gjë.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!