AKU mbyll tre lokale në Jalë

schedule12:47 - 17 Gusht, 2018

schedule 12:47 - 17 Gusht, 2018

Dy restorante dhe një Fast Food në Jalë janë mbyllur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Shkak është bërë kryerja e veprimtarisë në kundërshtim me standartet e sigurisë ushqimore si dhe kushtet e rënda higjeno-sanitare.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp autoriteti kombëtar i ushqimit sqaron se ndaj këtyre tre subjekteve është marrë edhe masë administrative gjobë 300 mijë lekë për secilin. Në këtë periudhë të temperaturave të larta e shtimit të volumit të tregëtisë në kuadër të sezonit turistik, AKU inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast dhe çdo tentativë abuzimi./abcnews.al