Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 25.3 ton miell gruri me origjinë greke. Kjo ngarkesë kishte parregullsi në vërtetësinë e dokumentacionit konkretisht, raportin e analizës për përqindjen e proteinës. Të dhënat, sipas dokumentave shoqëruese nuk korrespondonin me të dhënat në etiketë e kundra etiketë të produktit. Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Kapshticë konstatuan se një subjekti cili pretendonte të fuste në Shqipëri produktin “ miell gruri” nuk kishte nr. loti, datë prodhimi dhe datë skadimi të stampuar në thasët prej letre 25kg, por vetëm një kundra etiketë të ngjitur në gjuhën shqipe e cila mund të hiqet lehtësisht. Për më tepër këto elemente sigurie për një produkt ushqimor nuk figuronin në dokumentacionin shoqërues të ngarkesës. Ngarkesa e bllokuar, sipas ligjit do të kthehet në vendin e origjinës./abcnews.al
AKU bllokon 25.3 ton miell gruri të pa sigurtë
schedule12:49 - 3 Gusht, 2018
schedule 12:49 - 3 Gusht, 2018