Aktori skocez dhe komediani Johnny Beattie ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 93 vjeçare.
Sipas BBC, ai ka vdekur paqësisht pas një periudhe të shkurtër qendrimi në Shën Margaret’s Hospice pranë Glasgoë.
Aktori vazhdimisht ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi kaloi gjashtë dekada në skenën e komedisë skoceze.
Beattie ishte shumë i njohur për rolin e tij si Malcolm Hamilton në “River City”. Rolet të tjera të rëndësishme përfshijnë “Scotch & Wry” dhe “Rab C Nesbitt”.
Në prill të 2015-ës, ai doli në pension, pasi punoi për më shumë se 60 vjet. Johnny kishte 33 vite i martuar me gruan e tij, Kitty, e cila vdiq pas një beteje me kancerin në 1993, menjëherë pas ndarjes së tyre në 1985. Çifti ka katër fëmijë. /abcnews.al




