Aktorja shqiptare rrëfen ndarjen e vështirë me Bleron: Kam përjetuar ankth

schedule13:54 - 8 Nëntor, 2021

schedule 13:54 - 8 Nëntor, 2021

Në 2014, bëri bujë lajmi se Teuta Krasniqi dhe Blero i kishin dhënë fund martesës pas 5 vitesh. Dyshja, të cilët kanë dhe një vajzë, u bënë pjesë e shumë hipotezave për shkaqet e ndarjes. U përfol se arsyeja kishte qenë Adonis Morina, bashkëshorti aktual i aktores, por gjithçka mbeti në kuadrin e thashethemeve.

Teuta Krasniqi befason kur tregon se kë e ka për zemër – Online

Së fundmi, aktorja nga Kosova në një intervistë për mediat në Kosovë, ka rrëfyer dhe periudhën e vështirë që ka kaluar pas divorcit. Teuta pranoi se ndarja kishte ndikuar në gjendjen e saj emocionale duke kaluar dhe në ankth, por me ndihmën dhe mbështetjen nga miqtë dhe familja ka arritur ta kalojë.

Blero is nervous about the spread of COVID-19 on the Kosovo-Albania border

“Kam pasur kriza, në aspektin që shqetësohesh për fëmijën më shumë se për veten. Ne jemi njerëz, jeta nuk është krejt lule. Kam kaluar gjendje emocionale shumë të vështira, kam përjetuar edhe ankth, sepse isha nënë beqare me një fëmijë të vogël por kam pas një përkrahje të jashtëzakonshme nga familja dhe miqve, por është e pamundur pa përjetuar thyerje të ndryshme emocionale”, tha Teuta.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!