Aktorja shqiptare, Adriana Matoshi i është futur politikës.
Lajmin e ka dhënë vetë ajo përmes një statusi në rrjetet sociale, ku ka deklaruar se ka debutuar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje si kandidate në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Aktorja ka sqaruar edhe arsyet që e kanë shtyrë të marrë këtë vendim.
“Zgjedhjet e 14 shkurtit nuk janë zgjedhje të zakonshme. Ato tashmë janë referendum. Zakonisht, deri tani, kontributi im nëpër zgjedhje ka qenë vetëm nëpërmjet votimit. Këtë herë, me ftesën e kryeministrit Albin Kurti do të garoj edhe unë.
Në këto zgjedhje, në listën fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! do ta kem numrin 60. Nëse e lexoni mbrasht numrin 60, pra 06 është numri i Gjilanit tim.
Falemnderit që më keni qëndruar afër e uroj që të ua zbardhi fytyrën përherë.
E juaja,
Adriana”
l.k/abcnews.al