Aktorja refuzon të karantinohet: “Të gjithë të bëjmë zgjedhjet tona”

13:20 | 20/03/202013:200

Pandemia e koronavirusit i ka bërë të famshmit të sillen jo si zakonisht. Vanessa Hudgens tha se njerëz do të vdesin dhe s’ke ç’i bën, Gal Gadot detyroi miqtë të këndonin “Imagine” të John Lennon dhe Evangeline Lilly po refuzon të karantinohet.

Edhe pse është bërë mëse e qartë që duhet të distancohemi nga njerëzit, aktorja e “Lost” dhe “Ant Man” nuk do të rrijë në shtëpi për të parandaluar transmetimin nga njeriu në njeri. Përveçse po injoron paralajmërimet e OBSH-së, ajo e deklaroi në Instagram se po vë në rrezik familjen dhe gjithë ata që kanë kontakt me familjen e saj. Meqë jemi këtu, aktorja ka imunitet të dobët dhe jeton me babain e saj, që vuan nga leuçemia e gradës së katërt, që e bën sjelljen e saj edhe më të rrezikshme.

Ajo postoi në Instagram foton e një filxhani çaji me përshkrimin: “Sapo çova fëmijët në kampin e gjimnastikës. Lanë duart para se të hynin. Po luajnë dhe po qeshin.” Kur ndjekësit ia vunë në dukje sa e papërgjegjshme ishte sjellja e saj, Evangeline iu përgjigj:

“Situata e tanishme më duket si shtetrrethim, e gjitha prej një gripi respirator. Është e lodhshme. Le të tregohemi vigjilentë. Dhe të sjellshëm. Të vëmendshëm dhe të hijshëm… të kthejmë sytë nga liderat tanë që të mos e përdorin këtë moment për të na vjedhur liritë dhe për të mos abuzuar me pushtetin.”

Gjithashtu shtoi: “Kam dy fëmijë. Disa njerëz vlersojnë jetën më shumë se lirinë, disa njerëz vlerësojnë lirinë më shumë se jetën. Të gjithë bëjmë zgjedhjet tona.”

Po sikur t’i vlerësojmë të dyja që të kemi jetë për të jetuar dhe liri?/abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono