Aktorja e njohur turke i jep fund beqarisë, zbulon fotot me fustan të bardhë

schedule13:51 - 14 Shtator, 2020

schedule 13:51 - 14 Shtator, 2020

Aktorja e njohur turke Gozde Mutluer i ka dhënë fund beqarisë. Ajo është kurorëzuar në martesë me partnerin e saj Kaan Karsan.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë aktorja përmes disa postimeve në Instagram.

Aktorja kishte zgjedhur një fustan shumë elegant dhe kishte ndryshuar ngjyrën e flokëve

“U martova me partnerin tim”, shkroi Gozde krah njërës foto.

Ndërsa partneri i saj publikoi një foto të tyre dhe shkruajti:

“E dua shumë këtë vajzë dhe doja të bëhej gruaja ime”.

Kujtojmë Gozde Mutluer u bë e njohur për publikun shqiptar me rolet në telenovelat “Lale Devri” apo “Mos u dorëzo”. l.k/abcnews.al