Aktorja turke Hazal Kaya, e njohur për shqiptarët me rolin e “Maral” në serialin “Dashuri e ndaluar”, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me industrinë e filmit në Turqi.
E ftuar në një program televiziv së fundmi, aktorja u shpreh se ata janë poshtëruar prej vitesh derisa projektet e tyre nisën të shiteshin jashtë vendin.
“Prej vitesh jemi poshtëruar si aktorë dhe kemi jetuar si njerëz pa perspektiva. Mendonin se ishim aty për shkak të bukurisë dhe jo talentit. Por ishte drejtësia hyjnore që vite më pas bëri që serialet tona të shiteshin nëpër botë dhe të vlerësoheshin. Ne aktorët kemi punuar shumë për këtë industri. Askush s’ka punuar më shumë se ne dhe sërish ne sulmoheshim, nga të gjitha anët. Historia ndryshoi kur serialet nisën të shiteshin jashtë vendit”, tha Kaya.
Kujtojmë që Hazal u shkëput për disa kohë nga televizioni dhe disa muaj më parë aktorja deklaroi se asaj nuk iu ofruan role kryesore për shkak se kishte shtuar peshë nga shtatzënia./abcnews.al