Aktorja e njohur shtatzënë në moshën 41-vjeçare

schedule10:06 - 11 Gusht, 2021

schedule 10:06 - 11 Gusht, 2021

Aktorja 41-vjeçare, Christina Ricci, është shtatzënë me fëmijën e dytë.

Ende nuk është konfirmuar se kush është babai i foshnjës, por sipas uebfaqes “TMZ”, ai mund të jetë parukieri i saj, Mark Hampton, i cili gjithashtu e ka ndarë fotografinë me të njëjtin mbishkrim, në llogarinë e tij në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Christina Ricci (@riccigrams)

Ylli i njohur hollywoodian ka edhe një djalë 6-vjeçar, Freddie, me ish-bashkëshortin James Heerdegen. Para një viti, Riçi bëri kërkesë për shkurorëzim nga James, me të cilin u martua në vitin 2013, pas një incidenti të supozuar të dhunës familjare.

Aktorja kishte deklaruar në polici që dhuna ndaj saj kishte filluar në vitin 2013, kur ajo e zbuloi se ishte shtatzënë me fëmijën e parë dhe tregoi se ish-bashkëshorti, po ashtu e kishte kërcënuar disa herë se do ta vriste atë.

“Ai më tha se mënyra e vetme që do ta bënte të ndjejë keqardhje për mua, është nëse unë do të copëtohesha në pjesë të vogla. Atë natë i fsheha të gjitha thikat në shtëpinë ku po rrinim. Kisha frikë për jetën time dhe jetën e djalit tonë. Unë fjeta në një dhomë gjumi bashkë me Freddien dhe e mbylla derën për t’u mbrojtur nga James”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!