Drew Barrymore shprehet se nuk do të bëjë kurrë një operacion estetik. Aktorja 47-vjeçare ka punuar në Hollywood për dekada, por i ka rezistuar tundimit për ndërhyrje estetike pasi ka dëshirë të plaket natyrshëm. Këto komente aktorja e famshme i bëri në “The Drew Barrymore Show”.
Ylli i “Scream” tha: “Unë kurrë nuk jam ngatërruar me fytyrën time.” Barrymore shtoi se do që të plaket normalisht dhe ta lërë bukurinë natyrale të shkëlqejë në vitet e saj të mëvonshme. “Unë nuk dua të luftoj natyrën.“, shtoi ajo duke thënë se si gratë duhet të përqafojnë efektet e kohës në pamjen e tyre.
Teksa tha se është rritur në një mjedis ku të gjithë duan të duken më të rinj, ajo shtoi: “Unë mendoj se burrat duhet t’i bëjnë gratë të kuptojnë se plakja është e sigurt dhe e mrekullueshme.”
/abcnews.al