Aktorja e njohur gjendet e vdekur në plazh, publikohet momenti kur nxirret trupi i pajetë

schedule12:35 - 20 Nëntor, 2020

schedule 12:35 - 20 Nëntor, 2020

Aktorja Broselianda Hernandez është gjetur e vdekur përgjatë vijës bregdetare të Miami Beach.

56-vjeçarja, e cila ka punuar për më shumë se dy dekada në televizion, teatër dhe filma në Kubë, u gjend e vdekur.

Ndërkohë, zyra e ekzaminuesit mjekësor nuk ka përcaktuar ende shkakun e vdekjes.

“Një dëshmitar njoftoi policinë të mërkurën herët pasi gjeti një grua pranë vijës bregdetare”, u shpreh zëdhënësi i policisë së Miami Beach, Ernesto Rodriguez. Zyrtarët dhe zjarrfikësit më vonë e identifikuan atë si Hernandez.

Kujtojmë që Hernandez u bë e famshme në vitet 1990 me paraqitje në telenovela të tilla si, “When Water Returns to Land” dhe “Women of Honor”. l.k/abcnews.al