Josephine Chaplin ishte e gjashta nga 11 fëmijët e lindur nga legjenda e ekranit komik, një aktore dhe vajza e dramaturgut fitues të çmimit Nobel.
Chaplin u takua me O’Neill në 1942 dhe u martua me të vitin e ardhshëm. Chaplin, ylli i kinemasë pa zë “më në fund gjeti lumturinë e vërtetë dhe duket se të dy kishin gjetur shpirtrat binjakë, pavarësisht se Oona ishte vetëm 18 vjeç dhe Charlie 53”.
Josephine Chaplin lindi në Santa Monica, Kaliforni, në mars 1949. Ajo u shfaq për herë të parë në ekran në moshën tre vjeçare, në Limelight, filmi i vitit 1952, i shkruar, drejtuar nga dhe ku luan babai i saj.
Ajo mori pjesë gjithashtu në filmin A Countess from Hong Kong, në vitin 1967. Por Chaplin mori pjese më shumë në filma francezë, mes tyre Nuits rouges dhe À l’ombre d’un été.
Një banore e Parisit, ajo u kap në një komplot të çuditshëm zhvatjeje menjëherë pas vdekjes së babait të saj në vitin 1978, kur dy burra vodhën trupin dhe arkivolin e tij.
Familja refuzoi të paguante një shpërblim dhe eshtrat u gjetën 11 javë më vonë. Oona O’Neill vdiq në vitin 1991.
/abcnews.al