Aktori i njohur me famë botërore, Antonio Banderas ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë me dije vetë aktori përmes një postimi në twitter, ku shkruan se ndihet pak i lodhur se zakonisht por megjithatë është mirë.
Ai thekson se do ta kalojë kohën e tij në izolim duke lexuar, shkruar dhe “duke bërë plane për të filluar t’i japë kuptim vitit të 60-të”. “Dua të bëj publike që jam i detyruar të festoj ditëlindjen time të 60-të në karantinë pasi kam testuar pozitiv me COVID-19.
Dua të shtoj se ndihem relativisht mirë, thjesht pak më i lodhur se zakonisht dhe i sigurt se do të shërohem sa më shpejt që të jetë e mundur duke ndjekur indikacionet mjekësore që shpresoj se do të më lejojnë të kapërcej këtë infeksion që ka prekur shumë njerëz në planet. Do të përfitoj nga izolimi për të lexuar, shkruar, pushuar dhe për të vazhduar planet për t’i dhënë kuptim 60 viteve të mia.”, ka shkruar Banderas. /abcnews.al/
Quiero contaros lo siguiente… pic.twitter.com/u579iBVLM0
— Antonio Banderas (@antoniobanderas) August 10, 2020