Aktori i njohur nuk e ka takuar asnjëherë të bijën 3-vjeçare

schedule16:58 - 15 Tetor, 2021

schedule 16:58 - 15 Tetor, 2021

Ish-partnerja e aktorit të njohur, Owen Wilson i ka befasuar të gjithë me deklaratën se ai nuk e ka takuar kurrë vajzën e tyre.

Në një intervistë për DailyMail, Varunie Vongsvirates u shpreh se dyshja kishte një marrëdhënie në dukje solide dhe qëndruan së bashku për 5 vite, por gjithçka ndryshoi kur në jetë erdhi vajza e tyre në vitin 2018-n. Aktori kërkoi një test atësie për të vërtetuar që ajo ishte vajza e tij.

Ndonëse ai i ka mbështetur financiarisht prej 25 mijë dollarësh në muaj, Wilson nuk ka pranuar asnjëherë ta takojë të bijën, e cila është tashmë i ka mbushur 3 vjeç dhe ka një ngjashmëri të dukshme me babain e saj./abcnews.al