Aktori i njohur infektohet me koronavirus, zbulon gjendjen shëndetësore

schedule09:16 - 2 Gusht, 2020

schedule 09:16 - 2 Gusht, 2020

Aktori i njohur, Bryan Cranston është infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Instagram, ku ka njoftuar se tani është duke u trajtuar, ndërsa ka dhuruar plazmën e tij pasi përmban antitrupa.

64 vjeçari nuk ka treguar saktësisht kur u infektua me koronavirus, por është shprehur se ishte diku në fillim të pandemisë.

Ai kishte simptoma të lehta, përfshirë një dhimbje koke, shtrëngim në gjoks dhe humbje të shijes e erës.

“Përshëndetje të gjithëve. Doja të njoftoja se kisha COVID-19 pak kohë më parë. Shumë me fat që kisha simptoma të lehta”, tha Cranston para kamerës teksa u shfaq me maskë e syze dielli./abncews.al