Aktori i njohur i “Fifty Shades of Grey” humb të atin nga koronavirusi

schedule17:32 - 15 Mars, 2021

schedule 17:32 - 15 Mars, 2021

Aktori i njohur i filmit “Fifty Shades of Grey”, Jamie Dornan, ka humbur të atin nga koronavirusi.

Jim Dornan, i cili ishte obstetër dhe gjinekolog i njohur, ka vdekur në moshën 73-vjeçare. Ai ishte gjithashtu profesor në universitetet, “Queen’s University Belfast” dhe “Ulster University”.

Menjëherë pas lajmit për vdekjen e tij, rrjetet sociale u pushtuan me mesazhe ngushëlluese nga të gjithë ata që e kishin njohur dhe kishin punuar me të.

Profesori Dornan, i cili ka lënë prapa vajzat Liesa dhe Jessica si dhe djalin, Jamie, është lavdëruar për trashëgiminë që e ka lënë pas në fushën e mjekësisë në Irlandën Veriore./abcnews.al