Aktori i njohur habit me deklaratën: S’kam pasur kurrë një celular ose kompjuter

schedule13:00 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 13:00 - 16 Dhjetor, 2020

Aktori i njohur 77-vjeçar, Christopher Walken, ka habitur së fundmi publikun me deklaratën e tij.

Ndërkohë që ishte i ftuar në “The Late Show With Stephen Colbert” për të diskutuar filmin e tij të ri, “Wild Mountain Thyme”, aktori rrëfeu se s’kishte pasur kurrë kompjuter ose telefon.

“Dikush erdhi dhe e vendosi këtë sepse nuk kam një celular ose kompjuter”, tha Walken duke i shokuar të gjithë me deklaratën e tij.

Sakaq, ai shpjegoi se nuk i ishin dashur asnjëherë këto mjete teknologjike dhe të vetmet raste kur merrte një telefon, ishte kur kishte ndonjë rol dhe telefoni i duhej për të komunikuar me njerëzit. Aktori shtoi se ai s’ka dërguar kurrë një mesazh apo një email. l.k/abcnews.al