Aktori i “La Casa de Papel”, Jaime Lorente do të bëhet baba në moshën 29 -vjeçare. Lajmi nuk është bërë i ditur nga aktori por revista spanjolle “Hola” raporton se do të mirëpresë një vajzë të cilën do ta quajë Amaia.
Revista shkruan se patnerja e tij, emri i së cilës nuk dihet, është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël. Ajo që dihet është se aktori dhe partnerja janë takuar në xhirimet e serialit.
Që kur lidhja e tij me aktoren María Pedraza përfundoi, aktori nuk e ka ndarë jetën e tij private dhe kjo është arsyeja pse lajmi se do të bëhet baba i ka befasuar aq shumë fansat e tij. /abcnews.al