Aktori i “Kosheres” tregon si lindi roli i shumëpëlqyer i Amarildos

schedule09:50 - 31 Dhjetor, 2021

schedule 09:50 - 31 Dhjetor, 2021

Ervis Saliasi është një aktorët më të dashur nga publiku i spektaklit të humorit “Kosherja”.

Ai është bërë shumë i preferuar përmes roleve të Parodistit dhe Amarildos. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Ervisi tregoi si lindi roli i këtij të fundit.

“Faktikisht me Amarildon ka qenë një gjë e veçantë, pasi ka shumë kohë që në pandemi, gjeja këto efektet e Snap dhe i vendosja një zë ose mimik. I personalizoja, bëra një rubrikë që i shpërndaja dhe ishte lidhja e figurës me zërin. U krijuan disa personazhe, të cilat ishin sa për Instagram.

Kurse kur bëmë këtë numrin e Tinderit doli ky efekti që i mungonte kjo pjesa e dhëmbëve, pak i mbushur në fytyrë dhe këto gjërat që ka Amarildo.

Është një të folur e Fierit, e Myzeqesë. Kur pash veten me atë lloj efekti, i vetmi dialekt që më erdhi ai ishte”.

Më tej, ai u shpreh se është shumë më e vështirë të interpretosh pa publikë në skenë, se sa me disa persona që nuk e shprehin humorin.

“Më e vështirë është të kalosh pa publikë se sa me publikë. Në qoftë se në publikë ke një zonjë serioze, e ke më të lehtë se sa ta imagjinosh. Ja vë qëllim vetes, o do qesh ajo zonja aty, o s’ka”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!