Aktori i “Game of Thrones” rezulton pozitiv me koronavirus

schedule11:59 - 17 Mars, 2020

schedule 11:59 - 17 Mars, 2020

Aktori Kristofer Hivju i cili është më së shumti i njohur nga roli i tij në “Games of Thrones” pas testit të bërë ka rezultuar pozitiv ndaj virusit të ri. Ai ka lajmëruar të gjithë të tregohen të kujdesshëm dhe të ruajnë veten e tyre.

Përshëndetje nga Norvegjia!

Më vjen keq t’iua them por rezultova pozitiv ndaj koronavirusit.

Familja ime dhe unë do të jemi të  izoluar në shtëpi për aq kohë sa do të jetë  e nevojshme. Unë kam vetëm simptoma të lehta” ,tha Kristofer Hivju.

“Ka njerëz në rrezik më të lartë për të cilët ky virus mund të jetë shkatërrues, kështu që ju bëj thirrje të gjithëve që të jeni jashtëzakonisht të kujdesshëm; lani duart tuaja, qëndroni një metër e gjysmë  larg nga të tjerët, karantinoni veten; thjesht bëni gjithçka çfarë mundemi për të parandaluar përhapjen e virusit. Së bashku ne mund të luftojmë këtë virus dhe të parandalojmë një krizë në spitalet tona … “, vazhdon postimi i gjatë që ndau  aktori në instagram për ndjekësit e tij./abcnews.al

 

https://www.instagram.com/p/B9zvkEHBRjf/?utm_source=ig_embed

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!