Aktori i famshëm Sean Penn thotë se ka ecur disa kilometra në këmbë nga Ukraina deri në kufirin e Polonisë pasi po xhironte një dokumentar për pushtimin rus.Aktori shkroi në rrjete sociale vetëm pak ditë pasi tha se ishte në Kiev për të filmuar dokumentarin.
“Unë dhe dy kolegë ecën me milje deri në kufirin polak pasi braktisën makinën tonë në anë të rrugës. Pothuajse të gjitha makinat në këtë foto mbajnë vetëm gra dhe fëmijë, shumica pa asnjë bagazh, dhe makina është e vetmja pronë e tyre me vlerë,” tha aktori.
Myself & two colleagues walked miles to the Polish border after abandoning our car on the side of the road. Almost all the cars in this photo carry women & children only, most without any sign of luggage, and a car their only possession of value. pic.twitter.com/XSwCDgYVSH
— Sean Penn (@SeanPenn) February 28, 2022
Aktori i “Fast Times at Ridgemont High” lavdëroi popullin e Ukrainës dhe liderin e tyre për guximin e tyre. “Presidenti Zelenskyy dhe populli ukrainas janë ngritur si simbole historike të guximit dhe parimit,” shkroi ai. /abcnews.al