Aktori Edmond Budina në një prononcim për ABC News nga ambientet e brendshme të Teatrit Kombëtar është shprehur se do t’i japin jetë Teatrit, i cili sipas tij prej një viti ishte braktisur. Ai është në mbështetje të protestuesve që janë kundër prishjes së Teatrit.
“Unë nuk e di se çfarë do të bëjmë të them të drejtën por tashmë jemi këtu. Iu thashë miqve të mi që ta filmojnë se si e kanë katandisur Teatrin Kombëtar. Ne do ta pastrojmë dhe do t’u tregojmë se si mbahet ky Teatër. Do ta pastrojmë tani dhe djemtë kanë filluar të punojnë. Do ta rregullojmë këtë Teatër dhe pastaj të shikojmë se si do të shkojë më tej kjo gjendje. Padiskutim ky Teatër duhet të kthehet në gjendjen e tij të marri frymë. Ju e patë se ky Teatër ishte o braktisur dhe ku ka braktisje ka rrënim. Ne duam t’i japim jetë këtij Tetari dhe nuk mund ta lëmë më”./abcnews.al