Aktori amerikan, Jonah Hill bëhet baba për herë të parë

schedule19:14 - 3 Qershor, 2023

schedule 19:14 - 3 Qershor, 2023

Aktori amerikan Jonah Hill është bërë baba për herë të parë. Ai dhe partnerja Olivia Millar mirëpritën fëmijën e tyre të parë, bëri të ditur përfaqësuesi i tij për  People.

Emri dhe gjinia e foshnjës nuk janë bërë të ditura.

Lajmi vjen në një moment tjetër të rëndësishëm në familjen e Jonah. Motra e tij Beanie Feldstein u martua me producenten Bonnie-Chance Roberts më 20 maj në veri të Nju Jorkut.

Ylli i “Don’t Look Up” u lidh për herë të parë me Millar  në gusht 2022, kur të dy u panë PDA në plazh në Malibu, Kaliforni.

Çifti duket se e kanë çuar marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër për Vitin e Ri. Më 10 janar, Hill dhe Millar u panë duke bërë blerje në një dyqan veshjesh për fëmijë gjatë një udhëtimi në Haëaii.

Hill, i cili kryesisht e mban private jetën e tij personale, ishte fejuar më parë me Gianna Santos. Dyshja pranoi ndarjen në vitin 2020 pas dy vitesh së bashku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!