Aktorja Klodiana Keco dhe Karafil Sheno komentuan në “ABC News” shembjen e Teatrit Kombëtar.
Aktorja Keco u shpreh se ishte një vendim që nuk pritej nga askush sidomos edhe për shkak të mënyrës që shembja në orët e para të mëngjesit. “Ne si komb jemi të pashëruar nga të gjitha diagnozat e komunizmit”, u shpreh Keco gjatë bisedës në studion e “ABC News”.
“Ne shqiptarët kemi një problem, në vend që të merremi me kauzën ne merremi me njerëzit. Kjo është ndoshta edhe një nga arsyet se përse ai teatër nuk është më në këmbë sot”, tha Keco.
Keco u shpreh se pati një ndarje, duke e zvogëluar vlerën e kauzës.
Gjithashtu në një lidhje direkte aktori Karafil Sheno u shpreh se godinën e Teatrit e shembi indiferenca e gjithë këtyre viteve. Ndërsa shtoi se pas viteve 90’ nuk ka pasur asnjë interesim gjatë gjithë kësaj kohe për të.
“Teatri erdhi në këtë situatë vetëm nga indiferenca e gjithë klasës politike shqiptare”, u shpreh ai.
Më tej ai theksoi se artistët shqiptarë përçahen shumë lehtë, ndërsa shtoi se pas kësaj situate tani duhet një konsensus për një zgjidhje që Teatri të shkojë përpara.
“Arti nuk ka lidhje me militantizmin. Nëse do të ketë njerëz vizionarë në ndërtimin e teatrit të ri na kanë borxh një sallë të madhe ku të bëhet Muzeu u teatrit të vjetër, këtë gjë e shpresoj shumë”, tha më tej Sheno.
Sheno theksoi se problemi qëndron te mungesa e ideologjisë, ndërsa shtoi mendimet e kundërta nuk mund t’i kthejë aktorët në armiq.
“Atë Teatër e kanë larë me djersë, me mund , me pluhurin që kaë ngrënë. Demokracia tek ne akoma është e brishtë, por besoj se plagët e demokracisë do t’i shërojë e ardhmja, artistët që do të vijnë pas nesh”, tha Sheno.
Ndërsa aktorja Klodiana Keco u shpreh se kjo nuk ishte goditje që mund të gjunjëzonte demokracinë edhe pse shtoi se ishte goxha dramatike.
Gjithashtu të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe aktori Sheno i cili u shpreh: Po të ndodhte në një vend tjetër situata do të ishte më ndryshe. Protesta do të ketë, por do të shuhen shumë shpejt sepse njerëzit nuk kane besim te klasa politike, nuk kanë besim tek ata që përbëjnë opozitën. Unë nuk di që kryengritjet apo lëvizjet e mëdha t’i kenë bërë milionerët.
“Ne si komb jemi të pashëruar nga të gjitha diagnozat e komunizmit”, tha ndër të tjera aktorja Keco./abcnews.al