“Aktorët e Teatrit a janë të prekur nga Covid?”, Viktor Zhusti flet për shfaqjen e parë pas pandemisë

schedule09:02 - 2 Korrik, 2020

schedule 09:02 - 2 Korrik, 2020

Aktori i njohur Viktor Zhusti do të sjellë këtë të premte në skenën e Teatrit Kame shfaqjen e parë pas pandemisë “Testamenti i ri”.

I ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se kjo shfaqje është gjithashtu e para që nga shembja e Teatrit Kombëtar.

Zhusti ka deklaruar se aktorët vijnë në skenë pas bërjes së tamponëve, ku kanë rezultuar të gjjithë negativë.

Viktor Zhusti: Është shfaqja e parë që nga shembja e teatrit , në një teatër të veçantë si Kame. Edhe pse binomi ‘bashki -teatër’ shkakton një reaksion, në këtë rast duhet të themi që bashkia na ka ndihmuar.

Enkel Demi: Si do ja bëni me distancimin social, në këtë periudhë pandemie?

Viktor Zhusti: Aktorët vijnë në skenë pas tamponëve.

Enkel Demi: Jeni të gjithë negativë domethënë?

Zhusti: Në mjekësi./abcnews.al