Aktivizohet sërish i nxehti afrikan, temperaturat rriten që në mëngjes, njihuni me parashikimin e motit

schedule07:27 - 13 Korrik, 2021

schedule 07:27 - 13 Korrik, 2021

Sipas MeteoAlb, masat ajrore nga veriu i Afrikës do të ri-aktivizohen sërish duke diktuar kushtet e motit në vendin tonë.

Për pasojë, paraditja vijon në ndikimin e kthjellimeve, por duke ju afruar mesditës vranësirat bëhen të dukshme në zonat përgjatë kufirit lindor edhe pse mundësia për reshje është shumë e ulët. Parashikohet që mbrëmja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike për zonat malore ndërsa bregdeti mbetet me kthjellime.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe mesditë  duke u luhatur nga 17°C në zonat malore deri në 37°C në zonat e ulëta.

Era do fryjë mesatare duke arritur shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi  Jugor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 16°C në 30°C dhe në zonat e ulëta nga 18°C në 32°C. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!