Aktivizimi i Shkallës me Bylisin dhe penalltia e pretenduar, reagon Teuta

schedule17:46 - 27 Janar, 2020

schedule 17:46 - 27 Janar, 2020

Teuta nuk e ka lënë pas çështjen “Shkalla”. Klubi durrsak ka reaguar në lidhje me aktivizimin e mbrojtësit në ndeshjen ndaj tyre. Shkalla u largua nga Teuta dhe firmosi me Bylisin, por ka pasur një kusht, që shtatlarti i prapavijës të mos luajë në ndeshjen ndaj “Djemve të Detit”.

Por tekniku Dovedan e aktivizoi mbrojtësin dhe kjo gjë nuk është kapërdirë nga ekipi i Teutës, pavarësisht se fitoi me rezultatin 1-0. Gjithashtu, klubi durrsak reagoi edhe për pretendimin për penallti të Bylisit, duke thënë se nuk 11-metërshi nuk ishte. Reagimi i Teutës u publikua nga Panorama Sport.

“Një ditë para ndeshjes KF Teuta i ‘dhuroi’ qendërmbrojtësin Silvester Shkalla Bylisit, me kushtin që të mos luante të nesërmen kundër Teutës, pasi i kishte mundësitë për ta vonuar edhe dy ditë.

KF Bylis nuk u tregua korrekt, por në rast humbje apo barazimi, Teuta do kërkonte pikët në tavolinë. Sa u përket pretendimeve për penallti, në rastin që pretendon Bylis, nga pamjet, duket që topi fillimisht ka prekur këmbën e Todorovskit pastaj ka shkuar në dorë. Në këto raste s’ka penallti”, citohet në reagimin e klubit durrsak./abcnews.al