Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aktivistët kërkesë Gjykatës Kushtetuese: Shpejto vendimin për Teatrin Kombëtar

schedule09:35 - 25 Qershor, 2021

schedule 09:35 - 25 Qershor, 2021

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar do të depozitojë sot pranë Gjykatës Kushtetuese një kërkesë. Në njoftimin e bërë nga aleanca, thuhet ndër të tjera se ata do të kërkojnë shpejtimin e vendimit nga Kushtetuesja.

Kjo kërkesë vjen nisur nga fakti se qeveria ka kaluar fondin për Teatrin e Ri Bashkisë dhe priten të fillojnë punimet. Për rrjedhojë artistët dhe aktivistët për mbrojtjen e teatrit kërkojnë një vendim sa më të shpejtë nga Kushtetuesja.

GJK përfundoi shqyrtimin e çështjes së teatrit më 16 qershor dhe pritet që së shpejti të dalin me një vendim.



Presidenti Meta ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e kalimit të pronësisë së Teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Meta e vendosi theksin te fakti që sipas tij fituesi është paracaktuar me ligji. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!