“Aktiv deri 45 vjeç”, Guardiola: Aguero si luan xhungle, më kujton Romarion

schedule10:37 - 22 Maj, 2021

schedule 10:37 - 22 Maj, 2021

Sergio Aguero do të luajë me Barcelonën sezonin e ardhshëm. Sulmuesi argjentinas del lojtar i lirë në fund të sezonit, teksa shpreson ta mbyllë me fitimin e Champions League aventurën fantastike me Manchester City.

Trajneri i kampionëve të Anglisë, Pep Guardiola nuk i kursen elozhet për El Kun. “Kur ndodhet në formë dhe shfaq vazhdimësi në stërvitje e ndeshje, Sergio bëhet si Romario braziliani.

Në pesë metrat e fundit transformohet në një luan xhungle, hedh një hap dhe i ekzekuton kundërshtarët. Ai e ka këtë cilësi të veçantë, edhe pse vetia më e mira e tij është aftësia për të shënuar gola.

E kam thënë shumë herë, ai do të vazhdojë të luajë futboll deri në moshën 40-45 vjeçare. Golat janë garanci, të jeni të sigurt që do vazhdojë të shënojë pafund“, deklaroi trajneri spanjoll i “Cityzens”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!