Akti i shtatë i Superiores, luhet në dy ditë

schedule09:55 - 3 Tetor, 2019

schedule 09:55 - 3 Tetor, 2019

Superiorja rikthehet në fundjavë, pas ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë. Klubet e Superiores janë kualifikuar të gjitha në turin e dytë, ndërkohë që tani mendohet për kampionatin. Tre prej sfidave të javës së shtatë luhen ditën e shtunë.

Kryendeshja është Partizani-Teuta, që fatkeqësisht do të luhet pa praninë e tifozëve. Skuadrat vijnë nga fitore me rivalë direkt dhe do tentojnë të ruajnë hapin. Skënderbeu, që u shkatërrua 4-0 nga Vllaznia, e ka detyrim të mposhtë Luftëtarin në Korçë, kurse Tirana duhet të bëjë kthesën në Vlorë, kundër Flamurtarit të goditur rëndë nga Bylisi.

Të dielën luhen dy takimet e tjera. Në “Elbasan Arena” Kukësi do përballet me Vllazninë, skuadrën që ka mbrojtjen më të mirë. Ekipi i drejtuar nga Shpëtim Duro kërkon vetëm tre pikët, ashtu sikurse edhe Laçi. Kurbinasit nuk do ta kenë të lehtë, edhe pse luajnë në shtëpi. Bylisi ka treguar në këto javë që do të jetë “kockë” e fortë për çdo ekip dhe jo më kot ndan kreun me Teutën.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 7
E shtunë, më 5 tetor, ora 14:00
Skënderbeu-Luftëtari
Partizani-Teuta
Flamurtari-Tirana

E diel, më 6 tetor, ora 14:00
Kukësi-Vllaznia
Laçi-Bylis

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!