“Aktet ekstreme, nga ngarkesa psikike”/ Mjekja: Problemet mendore mund të kenë qenë me herët

schedule15:17 - 23 Shkurt, 2024

schedule 15:17 - 23 Shkurt, 2024

Problemet e shëndetit mendor mund të çojnë deri në veprime ekstreme. Përveç shqetësimeve personale, pandemia e Covid sipas psikiatres Arjana Rreli  cënoi integritetin mendor e fizik të shumë personave të cilët e shfaqin në forma të ndryshme.

“Irritabiliteti, nervoziteti, agresiviteti i drejtuar qoftë ndaj të tjerëve ndonjëherë dhe ndaj vetes, patjetër që është nga shkaqet madhore që do ndikonte gjithë shoqërinë. Pasiguritë, si gjithë bota me teknologjinë, median që janë faktorë thuajse determinant në çfarë mendja njerëzore është thuajse e gatshme për të reaguar, mendoj se janë shkaqet më madhore që po bëhemi dëshmitarë të ngjarjeve të mëdha. Varet shumë dhe se me çfarë ky person është përballur në rini a fëmijëri. Është dhe ajo që themi se pas një akti të tillë ka një problem të shëndetit mëndor ose që shfaqet kur ky individ ndërmerr veprimin ekstrem”

Personat që po shfaqin shqetësime të shëndetit mendor janë shtuar. Mjekët në qendrat komunitare në Tiranë po përballen me fluks pacientësh.  Një psikiatër minimalisht pret 30 – 35 vetë në ditë. Ankthi është ankesa më e shpeshtë e tyre.   Specialistët  përsërisin thirrjen për të mos i lënë problemet të agravohen.

“Duke qene se çrregullimet e ankthit janë më të përhapurat në popullatë më shumë shenja të lidhura me këtë lloj problemi si  dispnea, shpërqëndrimi, çrregullimet e gjumit, oreksit, marrmëndja shenjë e shtuar sëfundmi, analizat e ekzagjëruara, meraqet që krijojnë prap një disfunksion. Një thirrje shumë e madhe familjarëve, që sapo të shohin shenja të izolimit, sjellje të çuditshme, humori të rëndë duhet patjetër që o të ndërgjegjësojnë vuajtsin ose shqetësimin e tij ta adresojnë te specialist”

Apelit të mjekëve iu bashkohet dhe ajo e sociologëve të cilët sugjerojnë  kthimin e vëmendjes tek familja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!