Aktet e sabotimit nga Rusia/ Stoltenberg: Do të marrim masat e nevojshme

schedule10:33 - 13 Qershor, 2024

schedule 10:33 - 13 Qershor, 2024

Anëtarët e NATO-s janë të gatshëm të ndërmarrin veprime më të ashpra kundër spiunëve rusë në vendet anëtare të aleancës, në përgjigje të fushatës së Moskës për aktivitete armiqësore që përfshin akte sabotimi dhe sulmesh kibernetike, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ne kemi parë disa shembuj të sabotazhit, tentativave për zjarrvënie, sulme kibernetike, dezinformata,” u tha Stoltenberg gazetarëve, duke shtuar se ministrat e mbrojtjes të NATO-s do të fokusohen në “fushatën ruse të aktiviteteve armiqësore kundër aleatëve të NATO-s” në takimin e ardhshëm në Bruksel.

Stoltenberg tha se ministrat do të diskutojnë gjithashtu opsionet e NATO-s për t’iu përgjigjur kërcënimeve ruse, duke përfshirë mbrojtjen e infrastrukturës kritike detare dhe kibernetike, si dhe “kufizime më të forta ndaj personelit të inteligjencës ruse në vendet e aleancës”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!