Aktakuzat për Thaçin, Zeka në Abc News: Do të ketë një rigoditje edhe për Haradinajn

schedule20:25 - 26 Qershor, 2020

schedule 20:25 - 26 Qershor, 2020

Për të folur më tepër rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë ku presidenti Hashim Thaçi dhe kreu i PDK-së Kadri Veseli akuzohen për krime lufte nga Prokuroria e Hagës, i ftuar në Abc News mbrëmjen e së premtes ishte analisti Milaim Zeka.

Aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit në një kohë kur ata ishin nisur për negociata në SHBA, Zeka i quajt një bombardim politik ndaj Kosovës.

Po ashtu, Zeka sqaroi se në aktakuza janë përfshirë edhe 9 emra të tjerë të profilit shumë të lartë në Kosovë ndërsa në total janë 80 personalitete të luftës dhe paqes.

“Ne këtë aktakuzë janë të përfshirë edhe 9 emra të profilit shumë të lartë të politikës të Kosovës, në total rreth 80 personalitet të luftës dhe të paqes. Një e papritur për të cilën kam paralajmëru publikisht para 5 vitesh kur publikova një listë, ” u shpreh Zeka.

Zeka paralajmëroi gjithashtu se do të ketë edhe një rigodituje ndaj Ramush Haradinjat, Fatmir Limajt, etj..

“Do të ketë një rigoditje edhe ndaj Hardainjat, Fatmir Limajt e të tjerëve,” u shpreh analisti.

Po ashtu, Zeka u shpreh se për fatin e tyre të keq, politikanët nuk i marrin parasysh ato që paralajmërojnë gazetarët. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!