Aktakuza e Speciales për ish presidentin, nis takimi Hoti-Osmani

schedule11:16 - 9 Nëntor, 2020

schedule 11:16 - 9 Nëntor, 2020

Presidentja në detyrë Vjosa Osmani këtë të hënë është takuar me kryeministrin Avdullah Hoti për të diskutuar në lidhje me ngjarjet më të fundit të ndodhura në Kosovë.

Takimi vjen vetëm pak ditë pasi Osmani ka marrë postin e kreut të shtetit, pas arrestimit dhe konfirmimit të aktakuzës të Hashim Thaçit, për Kadri Veselin, Rexhep Selimin, e Jakup Krasniqin.

Takimi po mbahet në presidencë më dyer të mbyllura.

Pas konfirmimit të aktakuzës dhe dorëheqjes së  Hashim Thaçi, Vjosa Osmani mund të qëndrojë si presidentit për gjashtë muaj në rast se nuk arrihet të votohet një president i ri në seancë të Kuvendit.

Nëse as pas këtij afati nuk zgjidhet presidenti i ri i shtetit, Kosova mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme./abcnews.al