Akt-konstatimi kërkon pezullim e mësimit te “Kongresi i Lushnjes”, prindërit dhe nxënesit në panik

schedule15:03 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 15:03 - 18 Dhjetor, 2019

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme të konsiderueshme edhe në disa prej shkollave të kryeqytetit. Në shkollën “Kongresi i Lushnjes”,  akt-konstatimi i bërë me 3 dhjetor e nxjerr objektin të pabanueshëm, ndëkrohë që mësimi vijon normalisht. Prindërit për shkak të frikës nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë.

Pavarësisht se ky akt-konstatimi i datës 3 dhjetor i bërë nga grupet e inspektimit të Institutit të Ndërtimit e shpall objekt të pabanueshëm, mësimi tek “Kongresi i Lushnjes” nuk është pezulluar.

Nxënësit shprehen se ndihen të frikësuar të bëjnë mësim në këtë shkollë ndaj dhe kanë bojkotuar mësimin

Edhe prindërit shprehen se prej disa ditësh nuk i kanë sjellë fëmijët në shkollë nga frika.

Prindërit e nxënësve të shkollës “Kongresi i Lushnjës” zhvilluan takim me drejtoreshën duke i kërkuar asaj që të bëhet një ekspertizë e dytë e shkollës, në të kundërt fëmijët e tyre do vijojnë bojkotin e mësimit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!