“Akt historik”, firmoset koalicioni i parë mes një partie maqedonase dhe shqiptare

schedule13:56 - 27 Shkurt, 2020

schedule 13:56 - 27 Shkurt, 2020

Lideri i LSDM-së, ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, dhe lideri i Besës, Bilal Kasami kanë firmosur koalicionin parazgjedhor në kuadër të zgjedhjeve të muajit prill. Ky është dhe koalicioni i parë mes një partie shqiptare dhe një maqedonase.

Zaev dhe Bilalli menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion parazgjedhor u shprehën se ky është një akt historik. Kasami bëri apel që votuesit shqiptarë të shfrytëzojnë këtë mundësi historike sepse ky koalicion është vazhdimësi e trenit të NATO-s që do të anëtarësojë vendin edhe në BE.

Ndërsa kreu i LSDM-së, Zoran Zaev tha se shoqëria po përmirësohet për mirë. Ai theksoi se po ndërtohet një shtet që ka shanse për të gjithë, edhe për maqedonasit edhe për shqiptarët, boshnjakët, serbët, vllehët dhe të tjerë.

Zgjedhjet e përgjithshme në Maqedoninë e Veriut do të mbahen në 12 prill./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!