Aksionit të pastrimit i bashkohen 281 mijë vullnetarë

schedule14:31 - 25 Nëntor, 2017

schedule 14:31 - 25 Nëntor, 2017

281 mijë vullnetarë në të gjithë vendin i janë bashkuar aksionit të pastrimit që nisi dje. Të dhënat e bëra publike nga ministria e mjedisit tregojnë se janë mbledhur 480 ton mbeturina.

Ashtu siç e paralajmëroi ministri i Turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi, aksioni i pastrimit nuk  zgjati vetëm një ditë. Shqiptarët do të informohen mbi sasinë e mbeturinave që hiqen.

Mbi 281 mijë vullnetarë në të gjithë vendin iu  bashkuan aksionit të datës 24 nëntor që shënoi edhe fillimin e operacionit 6-mujor “Pastrojmë Shqipërinë që duam”. Zvministrja Çuçi theksoi se

Nga mirëkoordinimi i këtij aksioni në një javë është rritur me 100 mijë persona numri i vullnetarëve në të gjithë Shqipërinë. Zv/ministri i Ministrisë së Artit dhe Rinisë e vlerësoi të suksesshëm aksionin e datës 24 nëntor.

“Dita e djeshme ka qenë një ditë e suksessme, një ditë aksioni në të gjithë Shqipërinë që sot është më e pastër se një ditë më parë. “

Megjithatë ka ende shumë punë për të bërë. Shqipëria ka pika të nxjehta mjedisore që nuk presin vetëm të hiqen me doreza e një thes por kërkohet ndërhurja e shtetit dhe ndëshkimi për shkaktarët e kësaj ndotjeje.

Qytetarëve i është dhënë një mundësi nëpërmjet aplikacionit “trash out” që të mos ngurojnë të denoncojnë

Ky operacion do të vazhdojë jo vetëm me ndëshkime por edhe me edukimin e qytetarëve dhe të rinjve për të mbajtur mjedisin sa më pastër./abcnews.al

https://youtu.be/jA_SaFuzfTM

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!