Aksioni policor në Kosovë, arrestohet kreu i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë

schedule09:36 - 24 Shkurt, 2021

schedule 09:36 - 24 Shkurt, 2021

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Në këtë aksion është arrestuar ushtruesi i detyrës së kreut të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuhën, raporton Gazeta Express.

Nuha është emëruar në këtë post në shkurt të vitit 2020.

Lajmin për bastistjen në MBPZHR e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Kelani është shprehur se informacione shtesë rreth këtij aksioni do të jepen pas përfundimit të operacionit.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, deklaroi ai. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!