Aksioni për lirimin e hapësirave publike, po vijon në të gjitha bashkitë e vendit.
Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga lirimi i hapësirave publike nga qytetarët apo subjektet që i kishin zaptuar ato pa leje.
“S’ka pushim”, shkruan Rama krahas pamjeve të ndara në Facebook.
Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit, jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.
Në këtë kuadër, kryeministri Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

