Aksioni opozitar me dy rrugë, Meta: Votë dhe protesta. Kaso: KQZ të zbatojë ligjin

schedule16:23 - 30 Janar, 2023

schedule 16:23 - 30 Janar, 2023

Protesta dhe zgjedhjet do të jenë rruga e opozitës në vjim, deklaroi sot Ilir Meta pas një takimi me kreun e selisë blu, Sali Berisha. Për PL-në rruga është e qartë, ndëkrohë janë dy PD-në që po ndjekin të gjitha hapat për sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje. Ivi Kaso i grupit Berisha, tha se KQZ duhet të zbatojë ligjin, të pranojë emrat për KZAZ dhe ti emërojë ata.

Meta: “Ne do të ecim në rrugën e protestës dhe në rrugën e zgjedhjeve dhe protesta dhe zgjedhjet do t’i japin fund këtij regjimi”

Këto dy teza Ilir Meta i artikuoi nga selia blu, pas një takimi që zhvilloi me Sali Berishën.

Por ndërsa teza e votës është e qartë për Partinë e Lirisë, nuk është e tillë për grupin e Sali Berishës.

Të premten e javës që shkoi me firmën e Flamur Nokës, në postin e sekretarit të përgjithshëm, në KQZ u dorëzua lista e plotë me emrat për vendet që i takojnë PD-së, në tryezën e anëtarëve të Komisioneve Zonale Zgjedhore.

Sipas këtij grupimi, kjo e drejtë i takon atyre, dhe jo PD-së zyrtare, asaj të Bashës dhe Alibeajt.

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në selinë blu, Ivi Kaso qartësoi se veprimet në drejtim të KQZ, të grupit që përfaqëson ai, bazohen në një precedent të mëparshëm, atë të regjistirmit të Partisë Bindja demokratike.

Kaso: “KQZ ka gjykuar që mjafton shkalla e pare per te marr pjese. Be kerkojme qe ligji te zbatohet njesoj”

Përgjigjen kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi e ka dhënë në vazhdimësi, që institucioni që drejton e njeh PD-në e grupit tjetër, të Lulzim Bashës që ende rezulton si kryetar I PD-së, në regjistrin e partive në gjykatë.

Në kushtet e kësaj përgjigje të pritshme nga KQZ, grupi tjetër, do të ndjek hallkat ankimore, atë në Komisionin e Ankimimeve dhe Kolegj Zgjedhor.

Kaso: Sa i përket hapave adminsirative, ajo do te vazhdoje ne te gjithe instancat qe vullneti te zbatohet. Pra lista qe ka cuar ne këz te merret si e mireqene dhe perosnt te emrohen. Nese komisioneri nuk e refekton, do te ndjekim te gjitha hallakt ligjore.( kas, kolegji apelimi)

Në Komision Qëndror të Zgjehdjeve, vec listës së grupit Berishës, u dorëzua të dielën dhe dokumenti i grupit tjetër. Ishte Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi që ka dorëzuar listën e plotë të anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ për zgjedhjet vendore të 14 Maj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!