“Aksioni në veri në koordinim me KFOR”, Majko: Sot kemi një Albin krejt tjetër, mund t’i thuash me plot gojën “ta lumsha”

schedule20:50 - 26 Shtator, 2023

schedule 20:50 - 26 Shtator, 2023

KOSOVË– Misioni i NATO-s ka pranuar se aksioni në veri ka qenë i koordinuar me KFOR dhe Policinë e Kosovës.

Ky zhvillim u komentua nga ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko gjatë një interviste në emisionin “Real Story” në ABC News.

Bazuar në këtë, ai tha se sot kemi një kryeministër të Kosovës krejt tjetër, i cili sipas Majkos meriton vetëm vlerësime.

“Kemi një Albin krejtësisht tjetër sot, të cilit mund t’i thuhet me plot gojën “Albin Kurti, ta lumsha”. Kaq”, tha ai./ n.m.abcnews.al