Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO-EMRAT/ Aksioni në Gjirokastër, 10 të arrestuar, sekuestrohet mbi 1 kilogramë kokainë

schedule10:31 - 29 Nëntor, 2025

schedule 10:31 - 29 Nëntor, 2025

Finalizohet pas disa muajsh hetime me metoda speciale të hetimit, faza e katërt e operacionit policor antidrogë i koduar “Andromeda”.

Gjatë operacionit u sekuestruan 1 kilogramë e 82 gramë Kokainë, një sasi Cannabis, e ndarë në doza, gati për shitje, 1 armë gjahu, 1 pistoletë sportive, 1 armë e ftohtë (thikë), 1 aparat metal-kërkues, një sasi municioni, 2 palë targa automjeti, 3970 paketa me cigare (pa pullën fiskale), 4850 euro dhe 17 celularë.

Ndërsa në pranga ranë 10 shtetas, si dhe u proceduan penalisht 3 shtetas të tjerë.

ABC News ka mësuar se në pranga kanë rënë;

1. Mihal Llavdaniti;
2. Klajdi Rondo
3. Dorian Alikaj
4. Meteo Rondo,
5. Alsid Cani,
6. Armand Majko,
7. Arben Puleri
8. Mikel Novi.
Ndërsa u ndaluan shtetasit:
Dëfrim Rondo dhe Xhuljano Guma, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!